Universitetet, nesër skadon
mandati i drejtuesve
Afati katër-vjeçar i drejtuesve të universiteteve publike në vend skadon ditën e nesërme. Por megjithatë ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përcaktuar ende një datë se kur do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj dhe kur do të hapet fushata zgjedhore. Gjë që pritet që në të vërtetë të detajohet brenda kësaj jave.
Afati katër-vjeçar i drejtuesve të universiteteve publike në vend skadon ditën e nesërme. Por megjithatë ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përcaktuar ende një datë se kur do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj dhe kur do të hapet fushata zgjedhore. Gjë që pritet që në të vërtetë të detajohet brenda kësaj jave. Por pavarësisht këtij fakti në universitetin e Tiranës, beteja për të mbajtur sërish të njëjtin post apo për ta fituar atë për herë të parë, ka nisur prej ditësh. Beteja më e fortë pritet të jetë te fakulteti i Mjekësisë, ku deri më tani janë zyrtarizuar kandidaturat e kancelarit Bajram Hysa si dhe drejtorit të politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ndërsa flitet se do të rikandidojë edhe dekani aktual, Alfred Priftanji, shefi i nefrologjisë Nestor Thereska si dhe zëvendësrektorja Elsa Kone. Te Filologjiku Shezai Rrokaj do të ketë përballë Valentina Dukën, te Gjuhët e Huaja, Klodeta Dibra do të përballet me Nonda Vorfin, te shkencat e Natyrës dekani aktual Ilirian Manollari do të ketë përballë Mynir Konen, ndërsa te Ekonomiku dhe Shkencat Sociale deri tani janë bërë publike vetëm emrat e dy dekanëve aktualë të cilët do të kërkojnë një mandat të dytë, përkatësisht Omer Stringa dhe Theodhori Karaj.
Sa i përket Garës për rektor, është konfirmuar se Dhori Kule do të kërkojë një mandat të dytë 4-vjeçar dhe përballë tij do të jetë dhe dekani i Shkencave të Natyrës, Ilirian Manollari. Zgjedhjet në universitete do të përfshijnë të gjitha hallkat drejtuese të arsimit të lartë duke filluar nga dekan, shefat e departamenteve, stafet studentore, çka për pasojë do të sjellin një ndryshim rrënjësor të të gjitha proceseve që ndodhin brenda dyerve të një universiteti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39