Universitetet nisin mësimin,Nikolla
uron nga Univeristeti i Mjekësisë

Universitetet nisin mësimin,Nikolla<br />uron nga Univeristeti i Mjekësisë<br>
Rreth 150 mijë studentë do të nisin vitin e ri akademik në 3 ciklet e studimit, nga të cilët mbi 22 mijë ulen në auditore për herë të parë, në nivelin bachelor.

Ministra e Arsimit, Lindit Nikolla, zgjodhi Univeristetin e Mjkësisë për të uruar për këtë vit të ri akademik. Sipas ministres, ajo zgjodhi Universitetin e Mjeksisë pasi “doli si një nga institucionet që përmbush plotësisht standardet, duke u akredituar me 5 vjet”.

 “Kam zgjedhur të jem këtu pasi është viti i parë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë përmbyllën me sukses akreditimin institucional. Universiteti i Mjekësisë pas këtij vlerësimi t ëjashtëm për akreditimin institucional, doli si një nga institucionet që përmbush plotësisht standardet, duke u akredituar me 5 vjet.

Një shembull për tu ndjekur nga institucionet e tjera. Përfitoj nga rasti të uroj mbi 22 mijë studentët që ulen për herë të parë. Por ju studentë të mjeksisë përmbushët me sukses atë që është reforma jonë në arsim e lartë për t’iu dhënë më shumë atonomi universiteteve, më shumë përgjegjshmëri për tu theklluar në cilësin e arsimit të kartë. Ky vit shënoi një standart të ri në pranimet në univeristet, duke u bazuar në meritën e transparencën e universiteteve
 ”, tha Nikolla.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot