Universitetet private, ja 396 degët
e akredituara. MASH: Kujdes!

Universitetet private, ja 396 degët<br />e akredituara. MASH: Kujdes!
TIRANE - Zgjedhja e shkollës së lartë nga të rinjtë që duan të kenë një diplomë në xhep, duket se nuk është një sfidë e lehtë. Madje, me saduket, kjo edhe për vetë ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka publikuar një udhëzues për të rinjtë se si ta zgjedhin me kujdes shkollën e lartë ku do të nisin studimet. Habia qëndron në paragrafët që i kushtohen universiteteve private, ku Ministria, që është dikasteri që edhe jep lejet dhe monitoron aktivitetin e tyre, u thotë studentëve që t’u kërkojnë universiteteve private t’u tregojnë licencën e ushtrimit të aktivitetet.

Ja çfarë thotë konkretisht ky udhëzues i të rinjve, për shkollat e larta private. “Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Prandaj, përpara zgjedhjes kërkoni nga shkolla e lartë: Vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për akreditimin e programit; sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës; Klikoni gjithmonë faqen e internetit të APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), për të parë statusin ligjor të institucionit; pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty, janë të transferueshme brenda ose jashtë vendit; pyesni nëse programi bën pjesë në profesionet e rregulluara”, - thuhet në këtë udhëzues. Rekomandimet e plota mund t’i gjeni në linkun e MASH.

Ndërkohë që po në faqen e ministrisë së Arsimit janë të publikuara 396 degët e universiteteve private të akredituara deri me datë 8 korrik 2013. Të gjitha degët gazeta po i publikon të plota si një mundësi orientimi për të rinjtë që këtë shtator duan të zgjedhin një universitet privat ku të nisin studimet e larta.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!