Universitetet, qeveria:
Provimet të bëhen dixhitale

Universitetet, qeveria: <br />Provimet të bëhen dixhitale
TIRANE- Qeveria propozon dixhitalizimin e sistemit të lartë arsimor, si një levë për të rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

Berisha këshilloi universitetet në vend që t’i zhvillojnë provimet në mënyrë dixhitale, çka do të zhdukte çdo mënyrë korruptive.

“Duhet të bëjmë gjithçka për shtrirjen dhe ridimensionimin e prodhimeve dixhitale në sistemin tonë të lartë arsimor. Ky fillim të jetë projekt pilot për ta shtrirë më pas në të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ai u kërkoi rektorëve dhe dekanëve të sapozgjedhur në universitete të kenë prioritet këtë projekt.

“Zbatimi i këtij projekti përbën një arritje të madhe. Qeveria duhet të rendë pas transparencës.” tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë