TIRANE - Ministria e Arsimit ka shpallur listën me emrat e 22 262 fituesve të fazën së dytë të provimeve të maturës shtetërore. Këta të rinj, tanimë mund të nisin vitin e ri akademik universitar ndërsa kreu i kontrollit të provimeve Alfons Harizaj sqaron se janë edhe 4135 kuota bosh.
Për plotësimin e tyre është parashikuar të zhvillohet edhe një fazë e tretë seleksionimi mes të rinjve që nuk kanë pasur mundësinë të fitojnë të drejtën e studimit deri më tani.
Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e arsimit publik dhe privat Edlira Late u ka bërë apel të gjithë kandidatëve fitues të fazës së dytë që të regjistrohen pranë sekretarive përkatëse të universiteteve në datat 8-14 tetor.
/Shqiptarja.com