TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar emrat e 27 mijë kandidatëve që kanë mundur të renditen sipër vijës së kuqe, duke fituar kështu të drejtën për të nisur studimet e larta, në një nga 12 universitete publike.
Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot të gjithë emrat që kanë mundur të fitojnë një nga degët e universitetit të Tiranës. MASH ka njoftuar se listat do të publikohen on-line edhe në faqen zyrtare të ministrisë si dhe në atë të AKP-së, ndërsa duke filluar që nga dita e sotme të gjithë të rinjtë që e kanë emrin në këtë listë mund të regjistrohen nëpërmjet internetit në degën përkatëse. Ata do të kenë pesë ditë afat për ta kryer këtë procedurë, dhe kush nuk regjistrohet brenda datës 23 shtator i digjet përfundimisht shkolla e lartë, ndonëse mund të jetë klasifikuar fitues.
Ministria e Arsimit ka sqaruar se kjo është lista paraprake e fituesve, ndërsa lista përfundimtare do të publikohet me datë 1 tetor. Kjo pasi, nga lista që po publikojmë sot, pritet të mbeten bosh rreth 3 mijë vende, që janë studentë të cilëve u ka dalë e drejta e studimit në një universitetet jashtë vendit. Vendet e mbetura bosh nga kjo kategori të rinjsh, rishpërndahen në favor të studentëve të tjerë që janë poshtë vijës së kuqe. Për herë të parë këtë vit, nëse të rinjve u pëlqen preferenca ku janë shpallur fitues në fazën e parë, mund të qëndrojnë përfundimisht në të.
Për listën e fituesve lexoni KETU
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com