Panairi i punës dhe karrierës në Universitetin e Durrësit, 150 biznese kërkojnë punonjës! Studentët më shumë aplikime në banka dhe hoteleri turizëm

Panairi i Punës dhe Karrierës mblodhi në fakultetin e Biznesit në Universitetin e Durrësit me qindra studentë, të interesuar për t'u punësuar pranë kompanive private. Ata plotësuan formularët për t'iu nënshtruar më pas intervistave të punës.

"Më intereson të punësohem si ekonomiste ose kontabiliste edhe degë të tjera që lidhen me klientët. Besoj se do gjej punë këtu, u shpreh një studente.

"Kam aplikuar në 3-4 biznese për praktika pune në auditim dhe kontabilitet", tha një tjetër student.

Panairi synon të prezantojë mundësitë që ofron tregu i punës në qytetin bregdetar.

"Një vit më parë u punësuan 200 studentë ndërsa këtë vit të shkojë më shumë, kanë filluar të lidhen marrëveshjet e para të punësimit", ka thënë Dekani i Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi

Në këtë panair morën pjesë 150 biznese të Durrësit, si banka, njësi shërbimi, hoteleri-turizëm. 

Ndërsa Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako deklaroi se këtë vit do të shpërndahen 2500 kartat e para të studentit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion