Ky universitet ka bërë të ditur se për t'u pranuar, kandidati duhet të zotërojë një nga diplomat e mëposhtme: diplomë të nivelit të dytë (DND), diplome e integruar, diplomë masteri (SHPU), master i nivelit të dytë (MND), ose të barazvlefshme me to të përftuara në UBT dhe universitetet e tjera brenda e jashtë vendit me formimin e nevojshëm teorik dhe i përshtatshëm për karakterin e shkollës, në të cilën do të aplikojë.
Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët duhet të dorëzojnë një dosje me dokumentet e kërkuara, të cilat mund t'i gjejnë në faqen zyrtare të këtij universiteti. Konkurrimi do të bëhet me dosje dhe më pas fituesit do të përzgjidhen nga një komision i veçantë që do të seleksionojë kandidatët.
