Universiteti i Arteve përcjell fjalët homazh: Lamtumirë Gjergj Xhuvani, ishe fati ynë, regjisor i dritës!

Universiteti i Arteve përcjell fjalët homazh: Lamtumirë Gjergj Xhuvani, ishe fati ynë, regjisor i dritës!

Studentët e filmit dhe të dramaturgjisë, si dhe pedagogët e Universitetit të Arteve, kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e regjisorit të shquar Gjegj Xhuvani që ndërroi jetë një ditë më parë në Romë në moshën 56-vjeçare. Ata shprehen mirënjohës për shembullin e tij të përkryer në bërjen e filmave dhe në talentin që kishte si profesor, duke i edukuar studentët me dashurinë dhe pasionin që Xhuvani kishte për filmin. I vlerësuar si shpirti I shqetësuar I filmit që jetonte përmes personazheve, Gjergj Xhuvani është konsideruar nga studentët e tij si “një fat i mirë për artin dhe shkollën shqiptare të filmit”

Ja fjalët që i dedikohen Gjegj Xhuvanit nga nxënësit dhe pedagogët e Universitetit të Arteve në Tiranë:  
“Ikjet janë gjithmonë të hidhura, por ikjet e papritura e të parakohshme dhembin edhe më tepër! Një njeri i madh dhe artist i shkëlqyer, një pedagog i zoti si Gjergj Xhuvani vendosi ta bëjë ikjen e tij vetëm dhe larg të gjithë atyre që ka dashur dhe e kanë dashur pafund. Njëlloj sikur nuk donte të shqetësonte askënd, njëlloj sikur t'u jepte të gjithë atyre një shans që ta kujtojnë vetëm në jetë!

Gjergji erdhi nga drita, i dha dritë perdes së kinemasë, ju përcolli përvojën e tij studentëve të tij dhe kur vendosi të ulë perden e tij në këtë epilog të trishtë, la kaq shumë dritë me artin e tij. 

Skenarist e regjisor, profesor e producent filmi, artist me titullin e madh Njeri, Gjergj Xhuvani është një dhembje e madhe; është një ikje pa largim! Është shpirti i shqetësuar që do të jetojë mes personazheve të tij që ka përjetësuar në filma dhe atyre që nuk mundi dot t'i bëjë film! 

Me fatin nuk luftohet dot, por Gjergj Xhuvani ishte një fat i mirë për artin dhe shkollën shqiptare të filmit, që nga sot nuk do të kenë më një nga kolosët, të cilit nuk iu desh të ikte për të kuptuar sesa shumë e kanë dashur të gjithë!!!!

Mirënjohje i dashur profesor për të gjithë kontributin Tuaj ndaj filmit dhe studentëve që patën fatin të edukohen profesionalisht nga ju!”/ Përgatiti Dhurata Hamzai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë