DURRES – Studentët e Universitetit të Durrësit kanë kërkuar përmes një peticioni demokratizimin e Universitetit dhe njëkohësisht që “t’i jepet fund presioneve dhe sulmeve të rektorit ndaj pedagogëve, studentëve dhe personelit administrative që kërkojnë të përmirësojnë cilësinë” e këtij universiteti, “por që nuk mendojnë si ai ose nuk e kanë votuar atë gjatë zgjedhjeve.

Studentët akuzojnë rektorin se “vazhdon të mendojë dhe të sillet ashtu si sillesh gjatë fushatës zgjedhore, në të cilën ka humbur thellë te studentet por e ka fituar atë pozicion nga votat nën presionin e heqjes nga puna të pedagogeve”.

Ata gjithashtu ankohen për shkatërrimin e së mësimdhënies pasi janë larguar nga Universiteti 8 nga pedagogët më të mirë dhe më të kualifikuar.

Studentët shohin si një tjetër problem shkatërrimin e sistemit amerikan sipas të cilit provimet bëheshin në tre pjesë e që shmangte “tërësisht korrupsionin” ndërsa sistemi i ri shihet si “një burim korrupsioni”. Për këtë ata kërkuan “kthimin në identitet të Universitetit tonë, ashtu siç u krijua në 2005”.

(im/shqiptarja.com)