Universiteti i Tiranës, gjuha
shqipe lëndë me detyrim

Universiteti i Tiranës, gjuha<br />shqipe lëndë me detyrim
Të gjithë studentët që do të ndjekin një nga 7 fakultetet e Universitetit të Tiranës do të jenë të detyruar të mësojnë edhe lëndën e Gjuhës Shqipe. Kjo pasi Universiteti i Tiranës ka nisur procedurat që në çdo fakultet, gjatë dy semestrave të vitit të parë, në çdo degë, të mësohet drejtshkrim e gjuhë shqipe, në një lëndë me 4 kredite, të quajtur "Kulturë Gjuhe". Akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj e cilëson këtë një nismë shumë të mirë, e cila në fakt duhet të ndiqet edhe nga shkollat e tjera të larta. "Gjatë eksperiencës sime në fakultet kam konstatuar me keqardhje se studentët bëjnë gabime të shumta, shkruajnë me gabime, s'njohin sintaksën, ngatërrojnë kuptimet e fjalëve. Kjo pasi edhe ajo pak njohuri që marrin mbi gjuhën në shkollën e mesme nuk është e plotë pasi ajo është e bashkuar me Letërsinë. Ndaj futja e lëndës "Kulturë Gjuhe" është një gjë shumë e mirë. Unë nuk jam kundër mësimit të gjuhëve të huaja se kjo ka dalë si domosdoshmëri në kuadër të globalizmit, por paralelisht me të studentët duhet të dinë jo vetëm të shkruajnë dhe ët flasin mirë gjuhën e tyre, por edhe ta njohin atë", - ka sqaruar profesor Gjovalin Shkurtaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët