TIRANË – Rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule akuzon Partinë Socialiste se ka bërë përpjekje për të politizuar procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj në këtë universitet. I rimandatuar në postin e rektorit, pas zgjedhjeve të së dielës, Kule denoncoi sot në konferencë për shtyp strukturat e FRESSH, të cilat sipas tij kanë bërë thirrje për të mos votuar pedagogët demokratë.
“U bënë përpjekje të paligjshme për të testuar universitetin dhe për të injektuar një virozë helmuese ndaj UT. Jam krenar që ky institucion tregoi që është autonom dhe i dha përgjigje strukturave politike që donin të dëmtonin autonominë. U shpërndanë trakte të zeza si në kohën e nazizmit. Traktet kërkonin që studentët kundër pedagogëve të partisë në pushtet. FRESSH është porositësi i këtyre trakteve”, tha sot Kule.
Duke iu referuar rivalitetit me Mimoza Hafizin, Kule tha se më shumë se 60% e strukturave në universitet kanë votuar kandidaturën e tij.

(aq/shqiptarja.com)