Universiteti Vitrinat
Bodigardët rrahin studentët

Studentët e universitetit privat Vitrinat janë konfrontuar fizikisht me bodigardët e këtij universiteti. Shkak i konfrontimit është bërë një diskutim ndërmjet një studenti që po paguante taksat shkollore dhe një prej badigardëve. Diskutimi filloi pasi studenti kishte kërkuar të ulej në pritje për të bërë pagesën, por ishte penguar nga badigardi.

Mësohet se studentët kanë denoncuar edhe raste të tjera dhune të pësuara prej badigardëve prepotentë. Duket se dhuna ka qenë një teknikë e përdorur nga universiteti për të mbajtur nën kontroll të rinjtë.

Forcat e policisë së komisariatit numër 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në përpjekje për të zgjidhur situatën janë përballur me goditjet dhe kundërshtimet e bodigardëve.

Policia e Tiranës bëri të ditur se pas denoncimit të studentëve, disa prej të cilëve kanë mbetur të dëmtuar, ka shoqëruar në komisariat shtetasit: Administratorin Edmond Vlashaj dhe bodigardët Lutfi Tufa, Besnik Caushi, Artan Zefi, Hamit Leka, Nikolin Pepaj, Mond Gjini, Gjovalin Zefi, Ardian Gordi, Leonard Vlashaj dhe Bashkim Hajdinaj. ah/Shqiptarja.com/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë