TIRANË - Një votë në Asamblenë e Këshillit të Evropës i ka kushtuar qarkut politik shqiptar një humbje tjetër përballë lotimit serb në Strasburg. Ditën e enjte, KiE miratoi një rezolutë për marrëdhëniet e institucionit me Kosovën, ku veç të tjerash u miratuan disa amendime të propozuara nga Serbia për forcimin e UNMIK-ut në Kosovë. Këto amendime u miratuan vetëm me një votë më shumë, ku e djathta evropiane votoi pro Serbisë, ndërsa e majta, votoi pro Kosovës. Delegacioni i Kosovës nuk ka të drejtë vote, por ai ka lobuar përmes delegacionit shqiptar të kryesuar nga Valentina Leskaj, si dhe përmes deputetet shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti.
Kjo e fundit nuk ka marrë pjesë në votim, pasi sipas saj, bileta e saj e kthimit ishte një ditë para votimit, dhe ishte e detyruar të kthehej. PD-ja e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi, që sipas PS-së, ka ardhur vetëm ditën e fundit e nuk ka marrë pjesë në lobim, teksa socialistët kishin disa ditë në Strasburg. Mungesa e Berishës i cili u zëvendësua nga Bylykbashi ka sjellë një lobim të dobët pranë të djathtës evropiane, duke i kushtuar humbjen Kosovës. Bylykbashi zëvendësoi Berishën në votim, por me sa duket, jo në lobim. PS dhe PD kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë dështim.
Lajm i mire per Kosoven
Përpos miratimit të amendamenteve të Serbisë që shton rolin e UNMIK-ut në Kosovë, Asambleja e Këshillit të Evropës, një humbje këto për shtetin më të ri të Evropës, rezoluta ka edhe një anë të mirë për Kosovën. Në rezolutën e siguruar nga Shqiptarja.com, neni 13 dhe i fundit i saj, përcakton detyrën e Byrosë së asamblesë për të hapur rrugën pjesëmarrjes së delegacioni të Kosovës në KiE.
“Asambleja vendos për të rritur dialogun me Kuvendin e Kosovës dhe i rekomandon Byrosë së saj të modifikojë formatin aktual për bashkëpunim me forcat politike të zgjedhura në Kuvendin e Kosovës, me synimin për të ftuar Kuvendin e Kosovës që të caktojë një delegacion i cili do të siguronte përfaqësimin edhe të komuniteteve të pakicës, përveç shumicës dhe opozitës.”-thuhet në rezolutë.
Procesi
Rezoluta, neni 13
Asambleja vendos për të rritur dialogun me Kuvendin e Kosovës dhe i rekomandon Byrosë së saj të modifikojë formatin aktual për bashkëpunim me forcat politike të zgjedhura në Kuvendin e Kosovës, me synimin për të ftuar Kuvendin e Kosovës që të caktojë një delegacion i cili do të siguronte përfaqësimin edhe të komuniteteve të pakicës, përveç shumicës dhe opozitës.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës
Anëtarët
1. Valentina Leskaj Kryetare PS
2. Taulant Balla Anëtar PS
3. Petrit Vasili Anëtar LSI
4. Sali Berisha Anëtar PD
Zëvendësues
1. Oerd Bylykbashi Anëtar PD
2. Olta Xhaçka Anëtare PS
3. Eduart Shalsi Anëtar PS
4. Silva Caka Anëtare LSI
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com