FIER- Ura e Darzezës bëhet për të disatën herë burim aksidenti për qytetarët që kalojnë në të, pasi kushtet infrastrukturore të kësaj vepre janë jashtë çdo standardi sigurie. Pikërisht në këtë urë, mbrëmjen e së mërkurës një çift të moshuarish të cilët po lëviznin me motor kanë pësuar aksident. Fatmirësisht bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën.
Duke qenë se është tejet e ngushtë, banorët e zonës kërkojnë që rruga të zgjerohet dhe bëhet me dy kalime, pasi qarkullimi i mjeteve, sidomos në stinën e verës është shumë i rënduar, për shkak të shtimit të numrit të qytetarëve dhe turistëve që i drejtohen zonave turistike.
“Është shumë problematike, të ishte bërë, është shumë e vonuar ka shumë ngarkesë trafiku. Në darkë kush makinë vjen nga andej duhet të presi 4-5 orë për të kaluar këtej, as polic nuk ka, është jashtë standardeve komplet, dërrasat shqepen çohen gomat, ka probleme shumë, është jashtë funksioni me një fjalë, është e rrezikshme. Duhet të zgjerohet të bëhet dy kalimshe ajo është më e mira për popullin, për të gjithë. Përbën shqetësim jo vetëm për neve që jemi banorë por për të gjithë. Ne që e kemi te përditshme këtu është më ë keqja”, thanë qytetarët.
Ura e Darzezës është ndërtuar provizorisht me material metalik nga Forcat e armatosura në vitin 2017. Kjo vepër u ngrit mbi atë ekzistuese që u shemb si rezultat i përmbytjeve pas daljes nga shtrati e lumit Vjosë. Por pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vite dhe problemeve teknike të saj, ende ura e re nuk është ndërtuar e ndërsa shumë prej banorëve përballen me pasoja të rënda si pasojë e aksidenteve që regjistrohen në të.
Ura e Darzezës
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re
6 Janar, 21:00
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Rama: Ushtria shqiptare e dyta më e paguara në rajon, flotë helikopterësh dhe dronësh
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
Forcat e Armatosura pajisen me snajper të kalibrit 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët
28 Dhjetor 2024, 11:59
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor 2024, 18:51
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:34
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 16:55