Ura e fshatit Vanë në Delvinë në rrezik shembjeje, banorët: Po ra shi, iku!

Ura e fshatit Vanë e shembur gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar, rrezikon përsëri shembjen. Pas shembjes së urë ekzistuese, për të mundësuar kalimin e banorëve u bë një zgjidhje provizore duke ndërtuar një urë me konstruksion metalik ndërsa këmbët u vendosen në bazament betoni mbi shtresat e mbushjeve inerte. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ura e fshatit Vanë sërish rrezikon të shembet. Banorët thonë se prurjet e shtuara gjatë dimrit do të marrin edhe atë pak bazament të mbetur dhe serish kjo zonë do të mbetet në mëshirë të fatit.

Problem është se ura po ra shi, iku. Duhet të bëhet me blinda dhe pilota që ura të shpëtojë, ndryshe kemi mbetur në ishull prapë.

Pelivan Sulejmani, banor i fshatit Vanë

Për këtë problem kryetari i Bashkisë Delvinë shprehet se ura mbetet përsëri e rrezikuar dhe për këtë ka kërkuar nga strukturat shtetërore marrjen e maseve, pasi bashkia nuk ka mundësi për ndërtimin e saj.

Jemi në rrezik, pasi fshati Vanë rrezikon të mbetet si ishull. Nuk është bërë asnjë investim për këtë urë. Duhet të bëhet një investim që Bashkia Delvinë s’ka mundësi ta bëjë.

Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë

Gjatë përmbytjeve të dhjetorit të vitit  të kaluar ura e Vanës u shemb si pasojë e prurjeve të shumta  të lumit Kalasë, duke rrezikuar jetën e disa personave që kalonin mbi urë në ato moment. Situat mund të përsëritet, ndërsa 350 familje të kësaj zone mund të mbetën sërish të izoluara. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit