Ura e mbetur në gjysmë jo vetëm 
"izolon" banorët, por i rrezikon!

Ura e mbetur në gjysmë jo vetëm <br />"izolon" banorët, por i rrezikon!
Ura e re së bashku me shtratin e lumit “Rimnik”, e cila ka filluar të ndërtohet në fshatin Bëllacërkë të Komunës së Rahovecit është parashikuar që të përfundojë në vitin 2013, mirëpo për shkak se kompanisë fituese të tenderit “ILIRI –NA”, i ka skaduar kontrata, ura ka mbetur pa u përfunduar. E sipas Komunës së Rahovecit, ky projekt do të vazhdojë deri në vitin 2015.

Gjatësia e urës është e njëjtë sa gjerësia e shtratit të lumit të rregulluar, e gjerësia e urës është e parashikuar të jetë sa është i gjerë shiriti qarkullues i rrugës, madje është projektuar që në të dy anët të ketë trotuar.

Sipas kryetarit të fshatit Bëllacërkë, Shukri Popaj, kjo urë e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2011, ka mbetur në gjendje shumë të keqe. Madje siç thotë ai, nuk dihet se kur do të përfundojë puna rreth kësaj ure.

“Edhe në kohën kur kompania “ILIRI-NA” , ka qenë duke punuar në urë e po ashtu edhe në shtratin e lumit punimet çdo herë kanë qenë më ndërprerje dhe sikur punimet të kishin vazhduar rregullisht ndoshta ura do të ishte përfunduar deri më tani dhe kjo gjë po paraqet rrezik pasi që ura nuk ka anësor e fëmijët aty kalojnë çdo ditë që të shkojnë në shkollë, pra nuk ka siguri”, deklaron Popaj.

ura rohovec


Kështu, si pasojë e zvarritjes së punimeve rreth kësaj ure, disa banorë e kanë të pamundur të dalin në rrugën kryesore. Ata po detyrohen të bëjnë rrugë të gjatë në mënyrë që të dalin me makina në rrugën kryesore.

Ish drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Rahovecit, Fatmir Kryeziu, i ka thënë KosovaPress-it, se kompania fituese “ILIRI –NA” ka problem me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), dhe sipas tij, për këtë arsye edhe i skaduar kontrata.

“Kompania fituese “ILIRI-NA”, ka problem me ATK-në dhe që nga viti i kaluar i ka skaduar kontrata kësaj kompanie dhe për ketë arsye kanë mbetur punimet pa u përfunduar, sepse nuk ka mundur të bëj zgjidhje me ATK-në dhe me financat e veta, vet kompania”, ka thënë ai.

Ai madje thotë se kompania ka marrë shumën aq sa ka punuar deri në muajin tetor të 2013-ës.

ura rohovec

Ndërsa, Fehmi Hoxha, tashmë Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ka thënë për KosovaPress, se për vitin 2014 për projektin në fjalë janë paraparë 20.000 euro, kurse në vitin 2015 shuma do të jetë 30.000 euro.

“Vlera e kontratës është 344.142.27 euro. Pagesa vitin e kaluar iu është bërë në shumën 279.903.91 euro. Këtë vit në bazë të situacioneve të pranuara nga kompania mbikëqyrëse e projektit, i kam paguar vlerën prej 10.000 eurove. Për këtë vit i kam mjetet për këtë projekt 20.000 euro, ndërsa për vitin 2015 janë paraparë edhe 30.000 euro nga të hyrat vetanake”, ka shtuar Hoxha.

Hoxha thotë se procedura ligjore për ndërprerjen formale të kontratës me kompaninë “ILIRI-NA” ka filluar dhe shumë shpej të do të bëhet shpallja e tenderit të ri në Zyrën e Prokurimit. Ai thotë se kësaj kompanie nuk do t’i vazhdohet kontrata.

Me ndërtimin e kësaj ure parashihet që të asfaltohet pjesa përreth saj, trotuaret dhe të vendosen parmak dëbues./KosovaPress/

ura rohovec
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë