Ura e Vidohovës e shkatërruar, mbi 3000 banorë në rrezik! Kryebashkiaku: Restaurimi duhet bërë çdo vit, s’ka fonde

Ura që lidh dy fshatrat Vidohovën dhe Mirasin në Bashkinë e Devollit është totalisht e shkatërruar dhe pa asnjë investim prej vitesh. Kjo urë tashmë është kthyer në rrezik për më  tepër se 3000 banorë të  zonës të cilët  kalojnë shpesh në të me kafshë  apo me mjete bujqësore.

Çdo ditë teksa u duhet të përdorin për kalim urën që lidh Vidohovën dhe Mirasin, banorët e këtyre fshatrave i shoqëron pasiguria dhe frika se mund të jenë të aksidentuarit e rradhës

"Kjo urë ka vite në këtë gjendje. para katër ditësh ndodhi një aksident", thanë banorët.

Edhe pse me kërkesa të shumta ndaj autoriteteve për restaurimin e urës banorët deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

"Nuk kemi garanci për jetën, kush pyet nëse vdiqe e shpëtove", shprehet një tjetër.

Kryetari i Bashkisë së Devollit, thotë se është në dijeni të problematikës së urës, por restaurimi varet nga çelja e fondeve.

"Kjo urë kërkon riparime të pjesshme çdo vit, por përsëriti nuk është në kushte optimale. Ne kemi një projekt për rikonstruksionin total, dhe me shpresë se vitin tjetër do të çelen fondet për rikonstruksionin e rrugës dhe urës Miras-Vidohovë", tha kryetari i bashkisë së Devollit Eduard Duro.

Për 3780 banorë kjo urë përveçse lidhje mes fshatrave, shërben për të udhëtuar edhe drejt Devollit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë