...
10 fshatra të zonës së Marinzës në Fier, rrezikojnë izolimin, teksa ura mbi lumin Gjanica që lidh këto fshatra me pjesën tjetër të zonës është drejt degradimit total. Ura metalike është ndërtuar 15 vite më parë, por mungesa e rikonstruksionit ka sjellë edhe rrënimin e saj.
Ndërkohë në shkatërrimin e këtij objekti kanë dhënë kontribut ndër vite edhe hajdutët e skrapit, të cilët prej vitesh vjedhin c të mundin nga pjesët metalikë të urës.
Në urë është vendosur edhe një tabele e cila tregon se nuk lejohet të kalojnë mjete me tonazh më të madh se 5 ton, por ky rregull nuk respektohet. Banorët e zonës vijojnë të bëjnë apel për rikonstruksionin e kësaj ure.
Nëse rikonstruksioni i urës nuk bëhet ne kohë, atëherë pasojat mund të jenë të rënda.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)