Ndërtohet në Rrugën e Arbrit ura më e lartë në Ballkan, Rama: Tuneli i fundit do bëhet panoramik
Rruga e Arbrit po merr formë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e ndërtimit.
Redaksia28 Prill 2020, 15:27 | Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:05
Rruga e Arbrit po merr formë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi sot punimet në kantierin e ndërtimit. Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në këtë projekt, që sipas Ballukut është më e larta në Ballkan, 152 metra por rekordin e mban vetëm për disa muaj. Kjo sepse në pritje për t'u ndërtuar po në kuadër të kësaj rruge është edhe një tjetër urë, 157 metra, e cila do të jetë më e larta në Ballkan.
Gjithashtu kanë përfunduar 5 nga 6 tunelet. Ndërkohë që në tunelin e fundit do të ketë një ndryshim të projektit. Sipas kryeministrit shkak janë bërë formacionet gjeologjike dhe do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.
"Sot jemi në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm" shkruan Rama.
Ndërsa inxhinierja shpjegoi se "Në tunel kemi vështirësi për shkak të gjeologjisë por po ecim paralelisht edhe me by-pass-in".
"Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra, është e gjitha e përfunduar. Nga 70 km, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme. Gjatë majit do të hedhim asfaltin. Jemi në mes të kontratës që parashikon 44 muaj punime.
Janë goxha të avancuara. Kemi pasur pak vonesë në javët e marsit pasi ndaluam punën, por me masat e sigurisë që u pajisën punëtorët. Distancat janë më të lehta për t'u ruajtur në kantiere" tha Balluku.
...s'kane fund falenderimet e respektet per qeverin aktuale nen udheheqjen e TE MADHIT EDI RAMA...ne vazhdimesi realizon endrat e SHQIPTAREVE me PROJEKTE TE MDHAJA, qe te jene sa me afer njeri tjetrit...te zhvillohen ne cdo aspekt si kulturor,ekonomik,shkencor,social,shoqeror...sa per ilustrim: slavo maqedonasit as nje kilometer autostrade nuk kane ndertuar ne drejtim te venkalimeve kufitare me SHQIPERINE e KOSOVEN...eshte e natyrshme dhe e pakundershtueshme qe te existon taksa rrugore per mirembajtje....
Përgjigju
Mhill: 28/04/2020 18:02
Po nuk jan autostradat me rrug teke mor intelekta
Përgjigju
A. N.: 28/04/2020 23:53
O Mhill, rruga e Arbrit quhet. Te ishte autostrade do quhej autostrada e Arbrit.
Taku: 28/04/2020 16:55
Investim i paarsyetuar mirë.Sa banorëve i shërben,sa përqind të ekonomisë fut në sistem,sa mallra do kalojnë tranzit? Ndoshta meqë u lidh Kosova me ne të lidhim dhe Maqedoninë për të mos i mbetur hatri.Rrugë me pagesë në një zonë tmerrësisht të varfër.
Përgjigju
Troc: 28/04/2020 17:55
Thuaje troc qe do ishe dakord po ta kish bere pd ja dhe jo ne ben terci verci
vera: 28/04/2020 16:42
ASKUSH NUK ESHTE KUNDER VEPRAVE TE MEDHA ,,,BRAVO QEVERISE QE DHE NE KOHE TE VESHTIRE NUK I LE PAS DORE KETO PROJEKTE TE MREKULLUESHME PER ATO ZONA,,,,,,A KA MUNDESI QE TE PLANIFIKOHEN 20 PROJEKTE TE MEDHA SI RRUGA E ARBRIT NE VIT NGA MINISTRIA INFRASTURKTURES,,,,,VETEM KESHTU DO SHKURTOJME DISTANCAT DHE DO I LEHTESOJME JETEN BANOREVE NE ZONAT E THELLA,....DUHET DHE NJE PLAN PER MIREMBAJTEJEN E TYRE DHE KETO AUTOSTRADA TE KUSHTUESHME TE BEHEN ME PAGESE SI RRUGA E KUKESIT,,,FALEMINDERIT EDHE NJE HERE QEVERISE,,,...
Përgjigju
RRAPI: 28/04/2020 16:35
ka probleme me kuoten struktura kryesore beton/arme ne qender. krijon kurriz ne karrexhate!
Përgjigju
ç'bohet mer jahu...: 28/04/2020 16:14
Po a ka qene kjo 'Rruga e Arbrit' me ne fund e perfunduar, qe aq shume u perfol per vjedhjen e zhvatjen e miliardave nga basha. E tani po rindertohet e ribehet perseri?!!.... Perse?!!... S'ka qene bere mire, apo nje mundesi tjeter per te grabur edhe disa miliona te tjere?!!....
Përgjigju
Martin: 28/04/2020 17:17
Jane dy rruge te ndryshme,ajo eshte rruga e "Kombit" qe lidhet me Kosoven,kjo tani po ndertohet nga fillimi e lidh krahinen e Dibres me Tiranen.
Jemi ndakort me hapjen ne shtator po per universitetet qe duan te bejne perseritjen e provimeve si do veprohet
PërgjigjuFaleminderit Martin per sqarimin.
PërgjigjuShyqyr qe ne 8 vjet do mbarojne nje rruge....qe e nisi Saliu
PërgjigjuSi stadiumi I 2012 po thua?
...s'kane fund falenderimet e respektet per qeverin aktuale nen udheheqjen e TE MADHIT EDI RAMA...ne vazhdimesi realizon endrat e SHQIPTAREVE me PROJEKTE TE MDHAJA, qe te jene sa me afer njeri tjetrit...te zhvillohen ne cdo aspekt si kulturor,ekonomik,shkencor,social,shoqeror...sa per ilustrim: slavo maqedonasit as nje kilometer autostrade nuk kane ndertuar ne drejtim te venkalimeve kufitare me SHQIPERINE e KOSOVEN...eshte e natyrshme dhe e pakundershtueshme qe te existon taksa rrugore per mirembajtje....
PërgjigjuPo nuk jan autostradat me rrug teke mor intelekta
PërgjigjuO Mhill, rruga e Arbrit quhet. Te ishte autostrade do quhej autostrada e Arbrit.
Investim i paarsyetuar mirë.Sa banorëve i shërben,sa përqind të ekonomisë fut në sistem,sa mallra do kalojnë tranzit? Ndoshta meqë u lidh Kosova me ne të lidhim dhe Maqedoninë për të mos i mbetur hatri.Rrugë me pagesë në një zonë tmerrësisht të varfër.
PërgjigjuThuaje troc qe do ishe dakord po ta kish bere pd ja dhe jo ne ben terci verci
ASKUSH NUK ESHTE KUNDER VEPRAVE TE MEDHA ,,,BRAVO QEVERISE QE DHE NE KOHE TE VESHTIRE NUK I LE PAS DORE KETO PROJEKTE TE MREKULLUESHME PER ATO ZONA,,,,,,A KA MUNDESI QE TE PLANIFIKOHEN 20 PROJEKTE TE MEDHA SI RRUGA E ARBRIT NE VIT NGA MINISTRIA INFRASTURKTURES,,,,,VETEM KESHTU DO SHKURTOJME DISTANCAT DHE DO I LEHTESOJME JETEN BANOREVE NE ZONAT E THELLA,....DUHET DHE NJE PLAN PER MIREMBAJTEJEN E TYRE DHE KETO AUTOSTRADA TE KUSHTUESHME TE BEHEN ME PAGESE SI RRUGA E KUKESIT,,,FALEMINDERIT EDHE NJE HERE QEVERISE,,,...
Përgjigjuka probleme me kuoten struktura kryesore beton/arme ne qender. krijon kurriz ne karrexhate!
PërgjigjuPo a ka qene kjo 'Rruga e Arbrit' me ne fund e perfunduar, qe aq shume u perfol per vjedhjen e zhvatjen e miliardave nga basha. E tani po rindertohet e ribehet perseri?!!.... Perse?!!... S'ka qene bere mire, apo nje mundesi tjeter per te grabur edhe disa miliona te tjere?!!....
PërgjigjuJane dy rruge te ndryshme,ajo eshte rruga e "Kombit" qe lidhet me Kosoven,kjo tani po ndertohet nga fillimi e lidh krahinen e Dibres me Tiranen.
Ok po me teper pune per te na afruar me Tiranen
Përgjigju