Ura që mbart rrezikun për jetën...asnjë masë për të 'shuar' burimin e aksidenteve

Ura e Hoxhares në Darëzezë të Fierit është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve.

Mungesa e sinjalistikave, ndriçimit dhe hapësira e ngushtë e saj ka bërë që në mjaft raste të ndodhin aksidente me pasoje vdekjen e shumë njerëzve.  

Pavarësisht ankesave të banorëve, ende nuk është  marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj. Drejtuesit e automjeteve shprehen se  janë të detyruar të kalojnë në këtë urë, pasi është  e vetmja rrugë lidhëse për të gjithë zonën.

Ndërkohë që gjatë sezonit të verës  për shkak të fluksit të madh të mjeteve që shkojnë në drejim të plazhit të Semanit rreziku bëhët edhe më i madh.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK