Uraganët 'Maria' dhe 'Lee' drejt
Britanisë, të pafuqishëm për dëme

Uraganët 'Maria' dhe 'Lee' drejt<br />Britanisë, të pafuqishëm për dëme
Parashikuesit e motit kanë zbuluar se stuhia që goditi brigjet dhe ishujt e amerikës është drejtuar për nga oqeani Atlantik.

Parashikohet që Uraganet “Maria” dhe “Lee” janë në rrugën e tyre për në Britani të Madhe këtë fundjavë.

Moti i vjeshtës parashikohet të dominojë këtë javë me netët e mjegullta së bashku me periudhat e lagura dhe me erë pas "verës indiane" të javës së kaluar.

Dhe tani Meterologët kanë thënë se “Maria” mund të lëvizë në veri dhe të sjellë erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

Një hartë meteorologjike tregon erëra deri në 140 km/h që shkojnë në veri të Skocisë, erërat 105 km/h në Anglinë e veriut dhe erërat me shpejtësi  65 km/h që shkojnë drejt Jugut dhe Anglisë qendrore.

stuhistuhi

Megjithatë, efektet e mundshme do të jenë larg atyre që përjetuan ishujt e Karaibeve, sipas meterologëve.

Meterogogët janë shprehur se janë në mbikqyrje të stuhisë dhe nëse do të ketë zhvillime të reja, iu ka kërkuar njerëzve të qendrojnë të azhornuar me parashikimin e motit.

Ndërsa uraganet, të cilat ndodhen aktualisht pranë Bermudës, humbën lidhjen me ujërat më të ngrohta tropikale, ata humbasin burimin e tyre të energjisë dhe si pasojë dobësohen shpejt.

Parashikuesit thanë se këto sisteme janë shkatërruar në një masë relativisht të madhe kur të hyjnë në gjërësinë e Britanisë Madhe, por mbetjet e tyre ende përmbajnë ajër me origjinë tropikale, të cilat mund të ndikojnë në motin në Atlantikun verilindor, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Meteorologët po shikojnë tani ecurinë e uraganeve “Lee” dhe “Maria”, ndërsa ato marrin gjurmë të lakuara në Atlantikun e Veriut.

Të dy stuhitë janë duke u dobësuar, por edhe kështu ka potencial që ato të ndikojnë në motin e Britanisë Madhe, megjithëse shkalla e këtij ndikimi është aktualisht e paqartë.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan