Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

SHBA- Natyra duket se po ia kthen njeriut ‘kusurin’ në mënyrën më të frikshme. Ngrohja globale dhe kushtet klimaterike kanë bërë të tyren, teksa stuhitë sa vijnë dhe bëhen më të forta.

E thënë ndryshe: Moti tashmë nuk mund të parashikohet më nga ekspertët, pasi sillet çuditshëm dhe është i paparashikueshëm.

SHBA-të janë goditur (në rrugë e sipër) nga një prej uraganëve më të fuqishëm dhe më të paparashikueshëm nga shkencëtarët, i quajtur Milton. Ai po godet brigjet e Floridas dhe qytetarët janë në panik dhe arratisjeje.

Teksa në fillim mendohej si një uragan me forcën shkatërruese të të mëparshmëve, autoritetet vunë re se ai kishte marrë një forcë të befasishme dhe në rrethana të paqarta, disafish më të lartë.

E thënë ndryshe, autoritetet kanë shpallur shkallën e alarmit nr. 5, ndër më të lartat (e kuqe), teksa era shkon deri në 300 km (180 milje).  Dhe për të treguar shkallën e rrezikshmërisë së tij janë pamjet që flasin vetë, mijëra mjete dhe qindra mijëra njerëz që i largohen vatrës së rrezikut.

Sepse forca e stuhisë nuk fluturon vetëm njerëzit, por edhe banesat, pasi llogaritet dyfish nga më e zakonshmja. Dhe nëse do e ruajë këtë forcë, uragani do rrafshojë gjithçka ku do kalojë, sipas ekspertëve.

Kryebashkiaku i Tampa paralajmëroi banorët se nëse zgjedhin të qëndrojnë në zonat e evakuimit kur të godasë Uragani Milton, ata do të vdesin:

"Unë mund ta them këtë pa asnjë dramë: Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga ato zona evakuimi, do të vdisni", tha Castor në CNN.

Qarku Hillsborough, ku ndodhet Tampa, lëshoi ​​urdhra evakuimi të detyrueshëm për banorët e zonave A dhe B dhe ata që jetojnë në shtëpi të lëvizshme.

Shumë kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre siç dëshmohet nga videot e shërbimit të kontrollit të autostradave: korsitë drejt veriut janë të bllokuara. Disa pika karburanti po mbarojnë karburant.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis pezulloi tarifat për të mbajtur qarkullimin, me qëllim që njerëzit të lëvizin sa më lirshëm.

Shkencëtarët thonë se deri tani nëpërmjet rrymave të ngrohta të Gjirit të Meksikës forcat e uraganëve ishin të parashikueshëm, por me Milton ka ndodhur çudia, pasi nisi si një uragan normal dhe fitoi një fuqi gati enigmatike në momentin e fundit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë