Uragani Dorian, ndalohet hyrja në Florida i qindra njerëzve të zhvendosur. O'Rourke: Mizori ekstreme

Uragani Dorian, ndalohet hyrja në Florida i qindra njerëzve të zhvendosur. O'Rourke: Mizori ekstreme

Më pak se një javë nga uragani Dorian që goditi një pjesë të Bahamas me fuqi maksimale, shumë nga banorët e dëshpëruar për një rrugëdalje, po përpiqen të largohen nga ishujt që përjetuan vdekjen e 45 personave, shkatërrimin e mijra shtëpive dhe 70,000 të pastrehë.

Gjatë fundjavës, rreth 1.500 njerëz të zhvendosur mbërritën në Palm Beach, Florida, me anije të lundrimit humanitar ‘Grand Celebration’, por qindra të tjerë u bllokuan të dielën sepse nuk kishin vizë.

Sipas Brian Entin, 130 njerëz, përfshirë shumë familje me fëmijë, nuk u lejuan të futeshin në Florida pasi nuk kishin vizë.

Në faqen zyrtare të ‘Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit’ është shkruar një listë me dokumentet e nevojshme që duhen për të hyrë në shtetin amerikan.

Në listë renditen kushtet si pasaporta të vlefshme ose dokumente udhëtimi, asnjë precedent penal dhe një çertifikatë policie të lëshuar në gjashtë muajt e fundit.

“Ky është maksimumi i mizorisë” - deklaroi kandidati për president presidencial Beto O'Rourke në Twitter të dielën në mbrëmje. " Fjalët në Statujën e Lirisë duhet të rishkruhen. Me veprimet dhe mosveprimet, Administrata e Trump po ndryshon identitetin tone”.

Ndërkohë, operacionet kërkimore në Bahamas vazhdojnë.

Rojet Bregdetare deri të premten kishin shpëtuar mbi 230 njerëz jashtë ishujve.

Mark Green, administrator i Usaid, i cili ka ndarë 2.8 milion dollarë ndihma, ndërsa vizitoi zonat më të prekura në Abaco, tha: Disa zona duket se janë goditur nga bomba atomike”

Autoritetet në Bahamas vlerësojnë se ka ende njerëz të varrosur nën rrënoja, por ata nuk kanë asnjë mënyrë të dinë se sa ose kur do të arrijnë t'i nxjerrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite