Uragani Dorian, Trump kundër të shpërngulurve: Nga Bahamas mund të mbërrijnë anëtarë të bandave të rrezikshme

Uragani Dorian, Trump kundër të shpërngulurve: Nga Bahamas mund të mbërrijnë anëtarë të bandave të rrezikshme

Grand Bahama "ka vdekur". Ishulli i arkipelagut, më i prekuri nga Uragani Dorian së bashku me Abacos, nuk do të mund të rikuperohen më.

Qindra njerëz kanë mbetur të pastrehë dhe kërkojnë strehim në Florida, në Shtetet e Bashkuara. Por shumë nuk arrijnë të largohen për shkak të politikave të emigracionit në SHBA dhe deklarata fundit e Presidentit amerikan Donald Trump, përbën një tjetër ‘mur’.

Bahamasi është plot me "anëtarë të bandave shumë të rrezikshme", tha Trump duke mbrojtur pozicionin e Doganave dhe Kufirit, të cilët kërkojnë ​​një listë të gjatë dokumentash të nevojshme për t'u pranuar në tokën amerikane.

Një ditë pas shpërthimit të polemikave për qindra të zhvendosur nga Bahamas, të cilët  u bllokuan në Freeport sepse nuk kishin viza për në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan deklaroi "Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk dua t'i lejoj të gjithë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, ka njerëz shumë të këqij. Në Bahamas ka zona të mëdha që janë ende të paprekura nga Dorian dhe ata mund të zhvendosen aty”

Por një numër në rritje i politikanëve po e ‘shtyjnë’ Shtëpinë e Bardhë të pezullojë kërkesat për viza për të ndihmuar ribashkimin e qytetarëve Bahamian me familjet dhe të afërmit në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, diskutimi për statusin e mbrojtjes së përkohshme për personat e zhvendosur nuk është ende në rendin e ditës.

Grand Bahama "ka vdekur"

Numri i të vdekurve në Grand Bahama dhe Ishujt Abaco, zyrtarisht është ende 45. Por ka qindra të zhdukur dhe 70,000 të pastrehë. Në vend nuk ka energji elektrike, nuk ka ujë të rrjedhshëm, nuk ka shtëpi, as hotele, as strehimore. Nuk ka benzinë, aeroporti nuk ekziston më. Në ishuj nuk ka as qen dhe as mace pasi stuhia ka ‘fshirë’ nga faqja e dheut edhe strehat humane për kafshë shtëpiake.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor