Uragani Florence drejt brigjeve lindore të SHBA-së, evakuuohen mijëra banorë

Uragani Florence drejt brigjeve lindore të SHBA-së, evakuuohen mijëra banorë

foto ilustruese

Uragani i quajtur  Florence po intensifikohet me shpejtësi të madhe, teksa po lëviz drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspertët thonë që uragani mund të prekë tokën në pjesën veriore të Karolinës së Jugut dhe Outer Banks në Karolinën e Veriut.

Si masë paraprake autoritetet në Karoninën e Veriut kanë dhënë urdhër për evakuimin e detyruar për banorët në Dare Country dhe Hatteras Islan.“Ka një rrezik kërcënues për jetën për shkak të Florence’, ka bërë me dije National Hurricane Center, në një koment në rrjetet sociale.

Kjo do të jetë stuhia e parë e kategorisë së tretë që godet rajonin qëkur Fran ka shkatëruar Karolinën e Veriut më 1996. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Florence mund të sjellë nivele katastrofike të shiut dhe përmbytje në rajonet bregdetare dhe kontinentale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë