Më shumë se 1.7 milion njerëz janë urdhëruar të evakuuohen në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia, si pasojë e uraganit Florence. Autoritetet e Karolinës së Jugut janë duke përdorur të gjitha autostradat e zonës për evakuimin e banorëve të rrezikuar nga uragani.
Stuhia e kategorisë së katërt me erëra, të cilat mbërrojnë deri në 215km / h parashikohet të godasë vendin të premten. Sipas një analize, uragani Florence pritet të shkaktojë një dëm prej më shumë se 170 miliardë dollarësh, duke dëmtuar rreth 759,000 shtëpi dhe biznese në Charleston, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia.
Sipas parashikuesve të Shërbimit Kombëtar të Motit në Karolinën e Veriut, ky uragan është cilësuar si stuhia më e madhe në bregdetin e Karolinës. Presidenti Amerikan Donald Trump përmes llogarisë së tij në Tëitter paralajmëroi banorët mbi rrezikun qe u kanoset nëse nuk zbatojnë paralajmërimet e zyrtarëve.
"Largohuni, mos luani lojëra me të, është një uragan i madh me sasi të jashtëzakonshme uji"."Gjëra të këqija mund të ndodhin kur flitet për një stuhi të tillë”, u shpreh Trump. Mediat vendase kanë bërë me dije se shumë njerëz u janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për evakuim.