Uragani “Florence” humb fuqinë, bilanci i viktimave shkon në 13

SHBA- Shkon në 13 numri i viktimave të shkaktuara nga Uragani Florence që ka goditur brigjet lindore të Karolinës së Veriut të Jugut. Florence mbetet ende kërcënues për shkak të sasisë së madhe të shirave që ka sjellë dhe përmbytjeve që ka shkaktuar. Autoritetet kanë njoftuar të evakuuarit të mos kthehen akoma në shtëpi, pasi rreziku nuk k akalura plotësisht. 

Sipas raportimit të medieve amerikanë, 13 nga të vdekurit janë në North Carolina dhe tre të tjerë në Sud Carolina, mes tyre edhe një grua 61 vjeçare që vdiq të premten, pasi makina e saj u godit nga një pemë që u rrëzua në rrugë.

Ndërsa shumë persona kanë refuzuar urdhrin e evakuimit dhe tani kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e përmbytura, duke kërkuar ndihmë. Më shumë se 400 persona janë shpëtuar në New Bern, ku dhe 100 të tjerë presin ndihmë, pas përmbytjeve, pasi uji ka arritur lartësinë 3 metra. Janë rreth 20 mijë njerëz që qëndrojnë në qendrat e ngritura.

Ndërsa, mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut, Veriu dhe Jugu i Karolinës, Virginia, Georgia, Tennessee, Kentucky e Maryland. Në ditët në vazhdim priten të bien shira të vazhdueshëm që do të vazhdojnë të përkeqësojnë situatën. Presidenti Trump po monitoron situatën nga Shtëpia e Bardhë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër