Uragani Florence, i cili në orët në vazhdim pritet të godasë brigjet lindore të SHBA-së, e ka humbur forcën e tij dhe ka zbritur në kategorinë 2 nga 5 që janë gjithsej.
Por pavarësisht kësaj, Qendra Kombëtare e Uraganit paralajmëron se ende mund të sjellë shira të furishëm dhe dallgë të rrezikshme për jetën që mund të arrijnë deri 4 metra lartësi në disa zona.
Ndërsa në Washington, Virginia, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë evakuuar mijëra banorë.
Komento