Uragani Florence vazhdon aktivitetin, humbin jetën katër persona, mes tyre edhe një foshnjë

Uragani Florence vazhdon aktivitetin, humbin jetën katër persona, mes tyre edhe një foshnjë

Pamje nga pasojat e uraganit Florence

SHBA- Të paktën katër persona, mes tyre një grua bashkë me foshnjen e saj kanë mbetur të vdekur si pasojë e uraganit Florence që ka goditur bregun e Karolinës së Veriut.

Edhe pse të premten uragani u dobësua në një stuhi të kategorisë së parë, sërish kishte fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe numri i viktimave.

Viktimat e para u shënuan në Wilmington, ku rrëzimi i një peme në pjesën e pasme të një shtëpie, zuri poshtë një familje, ku edhe humbën jetën gruaja dhe foshnja ndërsa babai ndodhet në gjendje të rëndë.

Një tjetër grua humbi jetën pasi kishte probleme mjekësore dhe pas thirrjes për ndihmë, shërmbimet spitalore nuk ia kishin dalë ta ndihmonin për shkak të pemëve që kishin bllokuar rrugët. Ndërsa personi i katërt, një burrë i moshuar humbi jetën duke mbyllur një gjenerator.

Rreth 600 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe gati gjysëm milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?