Uragani Helene shkakton mbi 200 viktima në SHBA, qindra të tjerë ende të zhdukur

Uragani Helene shkakton mbi 200 viktima në SHBA, qindra të tjerë ende të zhdukur

Shtëpi e shkatërruar nga uragani 'Helene'

Të paktën 202 persona janë konfirmuar të vdekur nga uragani Helene, sipas një raporti të së enjtes, (3 tetor).

NBC Neës tha se viktimat përfshijnë të paktën 98 vdekje në shtetin e Karolinës së Veriut, 19 në Florida, 33 në Xhorxhia, 39 në Karolinën e Jugut, 11 në Tenesi dhe dy në Virxhinia.

Shifra erdhi pasi presidenti Joe Biden do të vizitojë zonat e prekura në Florida, ku do të marrë një konferencë operacionale në Keaton Beach. Ai gjithashtu do të vëzhgojë zonat në Ray City, Xhorxhia. Qindra janë ende të zhdukur si pasojë e stuhisë.

Helene është tani uragani më vdekjeprurës që ka goditur SHBA-në që nga uragani Katrina në vitin 2005.  Ai arriti në bregun e Gjirit të Floridës dhe krijoi një sipërfaqe 1 mijë e 46 kilometra shkatërrimi në shtetet bregdetare të Atlantikut të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris vëzhguan shkatërrimin në shtetet e prekura. Presidenti amerikan ka udhëzuar gjithashtu Pentagonin të dërgojë një mijë trupa aktive për të ndihmuar Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqeu dhe asistoi kundër Juventusit, drejtori i 'Zonjës' kërkon në ekip Edon Zhegrovën

Shkëlqeu dhe asistoi kundër Juventusit, drejtori i 'Zonjës' kërkon në ekip Edon Zhegrovën