Uragani Henri godet SHBA-në, të paktën 21 viktima dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Më shumë se 120,000 shtëpi në Veri –Lindje të SHBA janë pa energji elektrike pasi Stuhia Tropikale Henri preku tokën në Rhode Island.

Uragani i cili pa erëra deri në 95 km/orë, i ka marrë jetën të paktën 21 personave dhe ka shkatërruar qindra shtëpi.

Miliona njerëzve në Long Island dhe New England u është kërkuar të përgatiten për përmbytje të shkaktuara nga valët e detit, rrëzimin e pemëve dhe këputjet  e linjave të energjisë.

Ndërkohë në qytetin e Waverly, rreth 90 milje (90 km) në perëndim të Nashville, është njoftuar për dhjetëra persona të vdekur.

Në Rhode Island, pas fillimit të erërave të forta janë të mbyllura urat kryesore.

Shteti është i lidhur nga urat, kështu që mbyllja e tyre mund të nënkuptojë që njerëzit janë bllokuar aty ku janë derisa stuhia të kalojë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar