VIDEO+ FOTO/ Uragani Idalia ‘pushton’ Floridën, mijëra banorë të evakuuar! Biden: Ja si ndikon kriza klimatike, të shtohen masat

Plazhi i Keaton në Big Bend të Floridës është përfshirë nga moti i keq si pasojë e Uraganit Idalia. Uragani konsiderohet si i kategorisë së trete dheka detyruar miliona banorë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuuohen pranë qendrave të strehimit. Më shumë se 75 persona janë shpëtuar nga përmbytjet në Shën Petersburg, thanë raportues të ndryshëm në platformën e mediave sociale X.

Autoritetet në Florida po përpiqeshin ende të kryenin vlerësime të dëmeve në zonat më të goditura, ndërsa evakuiimi i banorëve po zhvillohet ende jug të Xhorxhias.  Një videot e publikuara shihen forcat e shpëtimit në një varkë të vogël duke udhëtuar nëpër një lagje të përmbytur në shira të dendur, raporton Reuters.

Uragani favorizohet nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, ‘Idalia’ lëshoi erëra shkatërruese dhe rrebeshe shiu që parashikohej të shkaktonin përmbytje deri në 5 metra të thella përgjatë bregut të Gjirit të Floridës.

Më herët, zyrtarët dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis paralajmëruan banorët e zonave të prekura që të strehohen në vend dhe të kujdesen veçanërisht për linjat e rrëzuara të energjisë. Sipas statistikave nga PoëerOutage.us, numri i njerëzve pa energji në Florida është rritur në gati 265 mijë që nga 0942 me orën lokale. Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së zonës Big Bend të Floridës janë pa energji elektrike.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis thotë se priten stuhi prej 4,8 metrash në disa zona pasi erërat e forta shtyjnë ujin e detit në brendësi të vendit.

Deri në 40 mijë forca janë gati për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë në vazhdën e stuhisë, thotë DeSantis, ndërsa paralajmëron njerëzit të jenë të kujdesshëm ndaj linjave të rrymës së rrëzuar.

Disa njerëz në rajonin Big Bend të Floridës po injorojnë paralajmërimet dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa disa të tjerë janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Biden: Uragani Idalia është një shembull i ndikimit të krizës klimatike

1693427570_biden.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar për motin e keq që ka përfshirë Flordiën për shkak të uraganit ‘Idalia’. Biden thotë se kjo që po ndodh në Floria dëshmon pasojat e ndikimit të krizës klimatike, raporton CNN.

“Nuk mendoj se askush mund ta mohojë më ndikimin e krizës klimatike. Vetëm shikoni përreth. Përmbytje historike, thatësira më intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme siç nuk i kemi parë kurrë më pare”, tha ai.

Biden tha se ka biseduar me guvernatorët nga shtetet ku uragani Idalia pritet të ketë ndikimin më të madh, duke sjellë shi dhe erë të dendur. Presidenti tha se është i gatshëm të mobilizojë çdo burim federal që i nevojiten shteteve.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it