Uragani “Irma” gjunjëzon Karaibet. Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën të paktën  10 persona.

Uragani ka shkatërruar tërësisht Barbuda, ku rreth 90% e ndërtesave janë rrënuar.  Dëme katastrofike janë regjistruar edhe në ishujt  francezë  pranë detit të Karaibeve.

Fuqia e erës ka arritur në rreth 300 km në orë.
 
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin nga plazhi i Majemit.

Po ashtu është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve në Florida , pasi pritet që uragani të drejtohet drejt këtij shteti. 

Bashkiaku i Majemit  e cilësoi ‘Irma” një uragan bërthamor’. Autoritetet raportojnë se dëmet mund të jenë më katastrofike se dëmet e shkaktuara nga uragani Andreë në vitin 1992. 

Ndërkohë qytetarët kanë marrë masat duhe siguruar ushqim dhe ujë të pijshëm.

Për shkak të uraganit  gjendja e emergjencës  është shpallur edhe në Kubë.

Të ndodhur përballë një katastrofe të tillë Kombet e Bashkuara  shprehen se Uragani Irma mund të godasë rreth 37 milionë njerëz. 

Ndërkohë  FMN ka deklaruar se është gati  të ndihmojë shtetet të cilat janë goditur nga uragani.

[gallery]23787[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com