Por duket se shqiptarët që kanë emigruar atje nuk kanë pranuar të evakuohen nga zonat e rrezikut.
Ata s'i kanë lënë shtëpitë e tyre duke iu thënë autoriteteve amerikane se mund ta përballojnë uraganin.
Ambasadorja-shqiptarëve: Ndiqni udhëzimet
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, është ndier e shqetësuar. Ajo ka theksuar në një postim në rrjetet sociale se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Florida nuk kanë pranua të lënë shtëpitë e tyre.
Faber ka lëshuar një thirrje në rrjetet sociale se ku ata duhet të kërkojnë ndihmë në raste emergente.
Mesazhi i plotë i Faber në FB:
“Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmendjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.
Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.
Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.
Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara”
(Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber)