NEW ORLEANS- Isaac uli dje forcën duke u shndërruar nga një uragan në një stuhi Tropikale, e cila po zhvendoset ngadalë. Stuhia me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ndodhet mbi New Orleans, të shtetit Luiziana dhe në Gjirin e Meksikës.
Stuhia Tropikale Isaac është shumë më e dobët se uragani Katrina, i cili la 1 mijë e 800 të vdekur në Luiziana dhe Misisipi, në vitin 2005. Megjithatë kërcënimi prej dallgëve të rrezikshme dhe përmbytjeve prej stuhisë është në rritje.
Dallgët po vënë në provë argjinaturat e qytetit të cilat u prishën gjatë uraganit Katrina dhe u përforcuan nga qeveria federale me një vlerë prej rreth 14 miliardë dollarë. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane thotë se deri tani argjinaturat po e përballojnë sulmin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com