Uragani Isaac, Obama shpall
gjendjen e emergjencës në  Lousiana

Uragani Isaac, Obama shpall<br />gjendjen e emergjencës në  Lousiana
NJU JORK- Presidenti i SHBA, Barac Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në Luiziana pasi stuhia tropikale Isaac po merr cdo ditë e më shumë përmasat e ngjashme me dy uragane. Pritet që uragani të godasë qytetin Nju Orlins mëngjesin e së enjtes, saktësisht shtatë vjet nga dita kur uragani Katrina shkaktoi dëme të mëdha në zonë.

Për këtë arsye, Partia Republikanë zhvilloi një ditë në avancë konventën kombëtare në Florida. Vetëm në Haiti, në Republikën Domenikane, uragani shkaktoi 24 viktima dhe dëme të mëdha material në Karaibe.

Të hënën, qendra kombëtare e uraganëve tha se Isaac po lëvizte me një shpejtësi prej 160 km në orë, duke kaluar në niveli 1 në nivelin dy të uraganëve të rrezikshëm. Presidenti Obama miratoi kërkesën e shtetit të Luizianës për të të shpallur gjendjen e emergjencës, duke bërë të mundur edhe lëvrimin e fondeve për pastrimin e zonës nga dëmet dhe ndihmën për të pastrehët.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)