VIDEO/ 'Uragani' kuqezi marshon drejt stadiumit, kontrolle nga policia! Nis futja e tifozëve në 'Air Albania'


Mijëra tifozë të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt "Air Albania", aty ku këtë mbrëmje luhet Shqipëri - Gjeorgji, e vlefshme për Ligën e Kombeve. "Uragani" kuqezi tanimë ka nisur futjen në stadium, teksa shihen kontrolle të rrepta nga policia. Pritet që asnjë flakadan mos depërtojë në tribuna, kjo për të shamngur incidentet dhe gjobat e mundshme.

Prej orësh Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet ka marrë ngjyrë të kuqe nga "lumi" i tifozëve që sot do jenë mbi 21 mijë, pasi stadiumi është "sold-out". Me valle, këngë dhe veshje patriotike, kuqezinjtë do jenë lojtari i 12-të në mbështetje të djemvë të Sylvinhos.


Lajmi kryesor:

LIVE/ Kombëtarja kontrollon lojën, Shqipëri 0-0 Gjeorgji në Air Albania! Arbër Hoxha 'ndez' tifozët (VIDEO)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë

Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë