Uragani 'Laura', ambasadorja shqiptare në SHBA: 20 familje shqiptare jetojnë në Teksas dhe Luiziana

Uragani 'Laura', ambasadorja shqiptare në SHBA: 20 familje shqiptare jetojnë në Teksas dhe Luiziana

Floreta Luli-Faber

Ambasadorja shqiptare në Mal të Zi, Floreta Luli-Faber ka shprehur shqetësimin e saj për Uraganin Laura në Luizianadhe Teksas ku ndodhen rreth 20 familje shqiptare.

Në të gjithë këtë zonë evakuimi është i detyruar për shkak të rrezikshmërisë nga moti i keq. Pothuajse gjysmë milioni banorë do të evakuohen. Uragani i emërtuar “Laura” pritet të shkaktojë përmbytje dhe stuhi erërash të fuqishme.

"Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi Uraganin Laura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë", shkruan ambasadorja Floreta Luli-Faber.

Më tej ajo shkruan se kushdo që jeton në atë zonë e ka idenë se çfarë shkatërrimi mund të sjellë një stuhi e tillë.

"Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në Neë Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas. Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostradës I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga Uragani Katrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë Uragani Laura. Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Weather Channel

Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore", shkruan ambasadorja.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)