Është verifikuar viktima  e tretë në Irlandë si pasojë e uraganit “Ofelia”. Viktima  fundit që u shënua ishte një burrë i cili humbi jetën pasi një pemë u rrëzua ng aererat e forta dhe ra mbi makinë e tij. Viktima e parë ishte një grua e moshuar e cila humbi jetën po ashtu nga rrëzimi i një peme mbi makinën e saj, ndërsa uragani i mori jetën edhe një tjetër gruaje 20 vjeç.

Mbi 120 mijë banesa kanë mbetur pa energji, ndërsa në Uells, ku stuhia pritet të mbërrijë në orët e ardhshme është urdhëruar mbyllja e shkollave për arsye sigurie. 
 Sipas medieve të huaja 5 deri në 10 për qind e familjeve të prekura rrezikojnë të mbeten në terr për më shumë se një javë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com