Uragani ‘Harvey’ gjunjëzon
Teksas, të paktën 5 viktima

Uragani ‘Harvey’ gjunjëzon<br />Teksas, të paktën 5 viktima
Hjustoni po përballet me përmbytje katastrofike.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në Teksas i cili është gjunjëzuar nga goditja e uraganit Harvey.

Stuhia tropikale  ka shkatërruar shumë pjesë të vendit. Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet  e kanë kthyer në një ferr jetesën në qytetin e katërt më të populluar të SHBA.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi ndërsa atyre që kanë mbetur të bllokuar u kanë kërkuar të dalin në çati në mënyrë që të mund të identifikohen nga helikopterët.

Më shumë se 1000 njerëz janë shpëtuar në pjesët e përmbytura të Hjustonit.Guvernatori Abbott ka mobilizuar 1,800 ushtarakë për të ndihmuar qytetarët.

Por sinoptikanët kanë parashikuar të tjera përmbytje të cilat mund të shkaktojnë të tjera dëme katastrofike.

Harvey nisi si uragan i fuqishëm i kategorisë së katërt, i pari që prekte tokën amerikane në 12 vite, për të humbur më pas të shtunën një pjesë të forcës së tij, duke marrë formën e një stuhije tropikale.

Shërbimi meteorologjik kombëtar paralajmëroi se stuhia është kaq e egër, sa shumë zona të prekura prej saj mund të bëhen të pabanueshme për muaj të tërë.

Presidenti Donald Trump u shpreh  se do të udhëtojë në Teksas.  

Stuhia Harvey është nga më të rëndat që ka goditur SHBA-në që nga  gushti i vitit 2004 dhe më e fuqishmja që ka goditur Teksasin që nga Uragani Carla në vitin 1961, i cili shkaktoi 34 viktima.

[gallery]23645[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin