Fatmirësisht uragani ‘Irma’ duket se po humbet fuqinë e tij.

Tashmë erërat e fuqishme janë larguar nga brigjet perëndimore të Floridas dhe po drejtohen në qytetin Tampa.

Fuqia e erës ka arritur në 120 km në orë dhe fatmirësisht nga kategoria 3  ka zbritur në kategorinë 1.

Rreth 6.3 milionë njerëz janë evakuar nga Florida për shkak të pasojave katastrofike që mund të shkaktonte uragani ‘bërthamor’.

Si pasojë e shkatërrimeve më shumë se 3.4 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë zona të Majemit janë ‘ nën pushtetin’ e ujit.

Deri më tani në Florida raportohen për të paktën 3 të vdekur ndërsa më herët në ishujt Karaibe uragani shkaktoi rreth 28 viktima.

Më herët presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës në Florida duke e përshkruar uraganin Irma një moster dhe se shumë shpejt do të vizitojë zonat e prekura.


[gallery]23844[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com