Uragani "Maria" arrin kategorinë 4
Puerto Riko goditet e para/ SHBA

Uragani Puerto Riko goditet e para/ SHBA">
Uragani "Maria" u bë një stuhi e kategorisë 4 të hënën pasdite pasi ajo u fuqizua drejt Ishujve Leeward të Karaibeve dhe mori drejtimin për territorin e SHBA, dhe të Puerto Rikos.

Do të jetë ndryshe nga çdo gjë që Porto Riko ka "parë ndonjëherë më parë", u tha gazetarëve të hënën guvernatori Ricardo Rosselló.

"Syri dhe bërthama e brendshme intensive pritet të kalojnë pranë Republikës Dominikane gjatë orëve të ardhshme", tha Qendra Kombëtare e Uraganit në orën 5 të mëngjesit.

"Maria" ka gjasa të ndikojë në Porto Riko si një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme dhe një paralajmërim për stuhi është lëshuar për atë ishull".



Parashikohen rrëshqitje të dheut që do  të shkaktohen nga shira të forta dhe "përmbytje të rrezikshme për jetën gjatë Ishujve Leeëard, duke përfshirë Porto Rikon, SHBA dhe Ishujt Virgjër Britanikë".

Guvernatori i Porto Rikos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme para se vendi të goditet nga Uragani i kategorisë 4.

Uragani “Maria” vjen menjëherë pasi SHBA dhe ishujt rreth saj u goditën nga dy Uraganët shkatërrues “Irma” dhe “Harvey”.

Redaksia Online
A.Dr.Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza