Uragani Nate drejt jugut të SHBA
jepet alarmi në 4 shtete

Uragani Nate drejt jugut të SHBA<br />jepet alarmi në 4 shtete
Katër shtete jugore amerikane shpallën gjendjen e emergjencës ndërsa urganai Nate po merr fuqi në rrugën e tij drejt bregut të Gjirit të Meksikës.

Uragani ka arritur kategorinë 1, dhe stuhia me erëra maksimale të qëndrueshme prej 137km/h është duke lëvizur në veri dhe pritet të godasë bregun e Mississippit më vonë.

Louisiana, Mississippi, Alabama dhe disa zona në Florida dhanë alarmin për uraganin dhe gjithashtu urdhëruan mjaft evakuime.

Nate filloi si stuhi tropikale dhe pritet të godasë bregdetin amerikan si stuhi e kategorisë së dytë.

Nate pritet të sjellë erëra të forta, reshje të dendura dhe batica të fuqishme, sidoqoftë Nate nuk është aq i fortë sa paraardhëset e tij Irma dhe Maria

Komapnitë e naftës kanë evakuar punonjësit e tyrë nga platformat naftënxjerrëse në gjirin e meksikës, para se ti drejtohej SHBA-ve.

Uragani Nate vrau 25 persona në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras, vende që i goditit në formën e një stuhie tropikale.

Në Amerikën Qendrore Nate solli reshje të dendura, rrëshqtije dheut dhe përmbytje që bllokuan rrugët, shkatërruan ura e shtëpi, duke lënë me mijëra pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe strehë.

[gallery]24192[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër