Uragani "Patricia” godet Meksikën
Presidenti: Ende kërcënim i madh

Uragani Presidenti: Ende kërcënim i madh">
Uragani “Patricia” që përfshiu Meksikën është ende një kërcënim i madh. Presidenti i vendit ndërsa ka paralajmëruar banorët është shprehur se dëmet e deritanishme janë më ta pakta se sa parashikimi

...
Presidenti i Meksikës ka paralajmëruar se uragani “Patricia” ende është një kërcënim për vendin, pasi mund të sjellë përmbytje dhe rreshqitje dherash në në disa zona. Enrique Pena Nieto tha se uragani “Patricia” deri më tani ka shkaktuar më pak dëme nga sa ishte parashikuar.

Qendra amerikane e uraganeve tha se “Patricia” do godiste Meksikën si një stuhi e kategorisë së pestë, por gjatë rrugës është kthyer në një stuhi tropikale.

Stuhia preku Meksikën perëndimore, me erëra të fuqishme dhe shira të fortë, por fatmirësisht dëmet e mëdha u shmangën. Erërat ranë në 155 km për orë kur arritën në tokë, dhe stuhia u dobësua. 

Tashmë “Patricia” po lëviz në veri-verilindje të Meksikës.

Qeveria meksikane gjithashtu ka paralajmëruar mbi hirin e vullkanit të Colimës, i cili ka qenë mjaft aktiv këtë vit, dhe mund të kombinohet me shirat e dendur për të bërë një tymnajë të madhe. Sipas Fondit të Emergjencës Kombëtare të Meksikës, 400 mijë persona jetojnë në zona të rrezikuara.

Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit