SHBA- Uragani Sandy ka prekur rajonin verior të Bahamas ndërsa është zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kalimit të enjten në Kuba, Haiti dhe Xhamajka raportohet të kenë humbur jetën deri më tani 20 persona.

Qendra ndërkombëtare e uraganëve në amerikë raporton se Sandy ka patur stuhi me shpejtësi maksimale të qendrueshme të erërave rreth 90 milje në dorë.

Sipas parashikueve, stuhia përbën rrezik të madh për bregun lindor të SHBA-ve. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se uragani po sjell shira të dendur që po shkaktojnë përmbytje, rreshqitje të tokës sidomos në zonat me terren malor.

Gjatë ditës së enjte uragani Sandy ka shkaktuar stuhi të fuqishme e përmbytje në bregdetin juglindor të Kubës. Autoritetet e emergjencës deklaruan se 11 persona kanë vdekur, 9 prej të cilëve në Santiago, në qytetin e dytë më të madh të vendit. 9 persona të tjetrë mësohet të kenë vdekur në Haiti.

Në Xhamajka, në fillim të muajit, më shumë se 1,000 persona u evakuan ndërsa një i moshuar humbi jetën ndërsa një gur ra mbi shtëpinë e tij.
(eç.shqiptarja.com)