Urbanët: Jo rritje për
shkurtin, duam subvencion

Urbanët: Jo rritje për<br />shkurtin, duam subvencion
TIRANE-  Dhjetë ditë pas deklaratës së shoqatës së transportit qytetas për rritjen e çmimit të biletës së urbanëve nga 30 lekë në 70 lekë, ende nuk dihet nëse ky çmim do të ndryshojë. Ndërkohë që shoqata e transportit qytetas ka kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtare që të lobojnë pranë institucioneve tona, për rritjen e çmimit të një bilete që do të paguajnë në të ardhmen të gjithë ata që zgjedhin të udhëtojnë me urbanë brenda për brenda Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme shoqata e transportit qytetas ka zhvilluar një takim në prani të medias me Hans Rat, sekretar i përgjithshëm Unionit Ndërkombëtar të Transportit, i cili ka ndërmjetësuar me qeverinë dhe bashkinë për domosdoshmërinë e rritjes së çmimit të biletës tsë transportit urban në Tiranë. "Ne mendojmë që çmimi i biletës për këtë transport, aq më tepër që në Tiranë, është privat, është i domosdoshëm që të rritet. Duhet të bëhet një përllogaritje transparente dhe të ndryshojnë tarifat për transportin publik. Të paktën të jenë në nivelet që kanë vendet e tjera të rajonit, me të cilat Shqipëria ka edhe të njëjtin zhvillim ekonomik", - ka deklaruar sekretari i unionit ndërkombëtar të transportit, Hans Rat.
Por vetë shoqata e transportit qytetas, është tërhequr disi nga kërkesa për rritje të çmimit të biletës. Hazbi Parllaku, kyetar i shoqatës së transportit qytetas ka deklaruar se në të vërtetë nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për muajin shkurt, por kjo nuk do të thotë se ata heqin dorë nga kjo kërkesë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha