TIRANË- Autobusi i linjës  “Tirana  e Re” mëngjesin e sotëm rreth orës 07:25 është përplasur me një makinë të Policisë Rrugore në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit janë lënduar tre pasagjere që po udhëtonin me urban, F.D. 53-vjeçe, S.GJ. 65-vjeçe dhe V.M. 48-vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.