Këtë Krishtlindje mesazhi në bekimin “Urbi et Orbi” është lufta në Gaza. Para qindrave besimtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku kërkoi ti jepet fund luftës në Lindjen e Mesme, të ndalen operacionet ushtarake izraelite dhe kthim në tryezën e bisedimeve.
Unë lutem që operacionet ushtarake, me pasoja të frikshme mes viktima të pafajshme civile, të ndalen. Të mos vazhdojmë të ushqejmë dhunën dhe urrejtjen, por le të shkojmë drejt zgjidhjes së çështjes palestineze, përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës mes palëve, të mbështetur nga një vullnet i fortë politik dhe mbështetje e komunitetit ndërkombëtar. Vëllezër dhe motra, le të lutemi për paqen në Izrael dhe Palestinë” ritheksoi Papa.
Në të njëjtën kohë kërkoi nga Hamasi lirimin e të gjitha pengjeve.
“Kam në zemër dhimbjen për viktimat e sulmit të dhunshëm të 7 tetorit të kaluar dhe ripërsëris një apel urgjent për lirimin e atyre që janë ende peng” tha ai
Në fjalën e tij Papa u ndal dhe tek aborti duke vendosur edhe një paralele me luftën.
"Sa shumë masakra ka tek të pafajshmit në botë; në barkun e nënës; në rrugët e të dëshpëruarve, që janë në kërkim të shpresës; në jetën e kaq shumë fëmijëve, fëmiijëria e të cilëve shkatërrohet nga lufta."
Edhe vitin e kaluar mesha e Krishtlindjeve u errësua nga lufta, atëherë Papa iu referua luftës në Ukrainë, vuajtjes së njerëzve atje dhe kërkoi ndalimin e saj.
Pas fjalimit të tij, Papa shpërndau mesazhin e njohur Urbi et Orbi - Për botën e Qytetërimin.
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, duket si një qytet fantazmë pasi festimet në Betlehem janë anuluar për shkak të luftës Izrael-Hamas
Patriarku latin i kishës katolike në Bethlehem, Pierbattista Pizzaballa, në predikimin e tij në meshën e Krishtlindjeve kujtoi vuajtjen e izraelitëve pas sulmeve të Hamasit por edhe të palestinezëve. Nuk mjafton vetëm armëpushimi, ka thënë ai.
"Ne nuk duam armëpushim, ne duam që të marrin fund armiqësitë. Përfundimisht dhe përhershëm. Dhuna krijon dhunë të re dhe nuk duhet të vazhdojë kjo gjendje" ka thënë ai.
O vlla mka rrok friga për vehtën time dhe pasardhsit e mi,jan shum pakic e vogël që nuk din asgja,shumica të menqun a po shihni bota u hallakat,dy galaksika kojshit tan ranë,të gjitha planetet që i patën u qkrin,po i lutëm ZOTIT ishalla nuk jemi nren edhe ne,nuk ashtë von të përmisohemi masi po e dim qka na gjenë,mos po bahet von pendimet nuk na ndihmojnë
PërgjigjuKush te pyet ty o papë , po mirë e ke ti
Përgjigju