Urdhër arresti për ish-zyrtarin e
CIA-s,për lidhje me puçin në Turqi

Urdhër arresti për ish-zyrtarin e<br />CIA-s,për lidhje me puçin në Turqi<br>
Autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarresti për ish-zyrtarin e lartë të Agjensisë së Inteligjencës Amerikane (CIA), Graham E.Fuller, për bashkëpunimin me organizatorët që tentuar rrëzimin nga pushteti të Erdoganit.

Vendimi është nxjerrë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë  për bashkëpuntorët që tentuan grushtin e shtetit kundër qeverisë turke.

Autoritetet turke kanë deklaruar se kanë gjetur prova të mjaftueshme për Fuller, mbi të rëndojnë një sërë akuzash.

Madje për Fuller pretendohet se është bashkëpunëtorë i një tjetër ish-agjenti të CIA-s, Henri Jak Barkey, të cilin e kanë shpallur në kërkim një muaj pas tentativës për grusht shteti në korrik.

Pas tentativës për grusht shteti autoritetet turke kanë arrestuar mbi 50 000 persona të dyshuar si pjesëmarrës në puçin kundër Erdoganit, mes të cilëve edhe disa amerikanë, por ende nuk dihet nëse CIA ka luajtur ndonjë rol.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg